Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ambasadori i OSBE: Gjyqësori do të bëjë atë që duhet bërë

Ambasadori i OSBE-së, Vincenzo Del Monaco gjatë vizitës që bëri sot në Elbasan, komentoi edhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit, që ndodhi disa ditë para zgjedheve të 25 prillit.

Ambasadori tha se duhet patur besim te drejtësia dhe i bëri thirrje gjyqësorit  të bëjë atë që dhet bërë në lidhje me këtë rast.

“Kur flasim për ankesat për procesin zgjedhor dhe ngjarjet kriminale që ndodhën gjatë procesit zgjedhor nuk më takon mua të gjykoj. Unë kam plotësisht besim tek autoritetet gjyqësore shqiptare. Siç ju kujtohet, ditën pas vrasjes në Elbasan, përpara zgjedhjeve, ne bëmë një deklaratë shumë të qartë dhe kemi besim te një hetim i shpejtë dhe se gjyqësori do të bëjë atë që duhet bërë. Kështu funksionon në demokraci”, tha Vincenzo Del Monaco./albeu.com

 

Shtuar 12.05.2021 01:05