Në kafenenë ku ka punuar Liridona Ademaj në Suedi, janë ndezur qirinj në nderim të saj.
Deputeti në parlamentin suedez, Magnus Jakobsson, ka vizituar lokalin “Lejas Café” ku punonte e ndjera Liridona Ademaj në Suedi, nga ku dhe shprehu ngushëllime duke theksuar se e reja nga Kosova ishte person i mrekullueshëm.
Me anë të një postimi në platformën “X”, ai shkruan: “Sot kemi vizituar memorialin e Liridonës në Lejas Café. Shumë erdhën dhe lanë lule dhe ndezën qirinj. Një moment i denjë përkujtimi.
Liridonën do ta kujtojmë me ngrohtësi. Ajo ishte një person i mrekullueshëm që vlerësohej nga të gjithë ata që e njihnin. U prefsh ne paqe!”.