Sekretari amerikan i Shtetit ka postuar një mesazh në Tëitter për vdekjen e gazetarëve të Fox News, Pierre Zakrzewski, 55 vjeç nga Izraeli dhe Oleksandra Kuvshinova, 24 nga Ukraina.
Ata u vranë jashtë Kievit, kur automjetit të tyre, trupat ruse i vunë flakën.
“Jam mirënjohës për të gjithë ata që rrezikojnë jetën e tyre për t’i treguar botës se çfarë po ndodh në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën e vazhdueshme të Rusisë, e cila po vë në rrezik sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias në Ukrainë”, shkruan Antony Blinken.
Kujtojmë se të dielën një tjetër gazetar dhe veteran i zonës së luftës, Brent Renaud, vdiq kur trupat ruse e qëlluan atë në një pikë kontrolli në Irpin, pak jashtë Kievit./albeu.com
Very saddened to hear that @FoxNews cameraman Pierre Zakrzewski and Ukrainian journalist Oleksandra Kuvshynova were killed covering Russia’s war against Ukraine. My deepest condolences and wishes for a speedy recovery to our @StateDept correspondent who was injured in the attack. https://t.co/WBrF4ugZMN
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) March 16, 2022