Vrasja e Florian Lamçes, e ëma: Sokol Sanxhaktari e mbante ushtar djalin tim, i thoshte ik rrif këtë

Emisioni Uniko trajtoi historinë e vrasjes së Florian Lamçja, ngjarje e ndodhur më 30 Korrik 2020 në një lokal në Elbasan. Të dënuar për këtë ngjarje janë shokët e tij Sokol Shanxhaktari dhe Adriano Hajdari, ky i fundit edhe kushëri i largët i viktimës. Nëna e Florian Lamçja, në intervistën e dhënë, thotë se djali i saj përdorej si “ushtar” nga Sokol Sanxhaktari për të rrahur kundërshtarët e këtij të fundit.

Pyetja: Çfarë e lidh djalin tuaj me Sokol Sanxhaktarin?

Dashuri Lamçja: Unë kam qenë te një shoqja ime që kishte dyqan, pija aty. Florit i thoshin qorr, faktikisht Flori e kishte çarë syrin që i vogël. Edhe u operua dhe nuk shihte me atë sy. Kur dëgjoj unë, thashë kush po i thërret çunit. Kur kam ikur me vrap, shoh unë një makinë luksoze. Doli ky i shëndoshi, unë u tremba. Ç’a do ti me çunin tim, i thashë? Unë e kam shok, tha.

Pyetja: Kush ishte ky?

Dashuri Lamçja: Koli, dhëndri i Qazim Sejdinit. Çfarë do ti me çunin tim, u tremba. Mori në makinë çunin ky. I thashë, mos ma fut Florin në ndonjë rrugë. Jo o nëna, tha, unë e kam shok. Florin tim ai e ka mbajtur ushtar. Kriminel është ai, jo Flori.

Pyetja: Çfarë do të thotë ushtar?

Dashuri Lamçja: Ushtar, e mbante mbrapa. Ik rrif këtë, rrif atë.

Pyetja: Për llogari të?

Dashuri Lamçja: Të Kolit, dhëndrit të Qazim Sejdinit. Flori u rrit, kuptonte, u bë i zgjuar. Iku punoi në Itali, u largua nga ky.


Shtuar 25.10.2022 20:08