Paraditen e sotme u gjet i vrarë në Shkodër, një 32 vjeçar I identifikuar si Endri Mustafa. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar policia, e cila bën me dije se vrasja e tij ka ndodhur në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër. Gjithashtu njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
“Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.
Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
I riu, 32-vjeç, një emër shumë i njohur për Policinë e Shtetit për vepra penale si plagosje, grabitje, fajdexhi etj, u gjet i ekzekutuar në zonën e Livadhit.
Mësohet se Mustafa është dënuar më herët për plagosje, i përfshirë në bandën e fajdexhinjve në Shkodër dhe i implikuar në vrasjen e vëllezërve Bilali.
Gjithashtu Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me 5 të tjerë në vitin 2016 pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake. /albeu.com