Vrasja e efektivit të “Shqiponjave”në Fier për gjakmarrje? Zbardhet ngjarja ku rezulton i përfshirë babai i Novruz Cenalisë

Mesditën e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku efektivi i Shqiponjave Novruz Cenalia, është ekzekutuar me armë zjarri, teksa ai shkonte për të marrë shërbimin. Lidhur me ngjarjen, zbardhen detaje të reja nga vrasja e policit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, 28-vjeç, në fshatin Baltëz të Fierit.

Gazetarja Klodiana Lala, shprehet se babai i Novruz Cenalisë, rezulton i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në vitin 1997.

Asllan Cenalia, gjithashtu me detyrë polic i sallës operative, ka vrarë fqinjin e tij Sali Arhulla.

Asllan Cenalia, mësohet se ka marrë pafajësi për krimin e kryer gjatë vitit të trazirave.

Mbetet e paqartë nëse vrasja e Novruz Cenalisë, ka ndodhur për arsye gjakmarrje.


Shtuar 13.05.2024 15:39