Vrasja e dy politikanëve në Pejë, ndalohet i plagosuri

Policia ka ndaluar personin e përfshirë në vrasjen e dyfishtë që ndodhin mbremjen e djeshme në Kosovë, ku mbetën viktima dy zyrtar të PDK-së, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Brenda 24 orëve nga Prokurori i rastit do të kërkohet masë paraburgimi për të. I njëjti ka qenë duke u trajtuar në QKUK pas lëndimeve që ka marrë në ngjarjen e mbrëmshme”, ka thënë ai.

Kujtojmë se ngjarja e mbrëmshme ka tronditur Kosovën, ku të vdekur mbetën kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe zyrtari i po kësaj partie, Blerand Kadrijaj, kurse i plagosur ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt./albeu.com