Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”/ Prokuroria çon për gjykim 5 persona, mes tyre edhe Vladimir Kolën

Prokuroria e Tiranës,  ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq Vladimir (Valmir) Kolën, të dyshuarin kryesor për ekzekutimin e Briken Sanajt, si edhe 4 të pandehurit e tjerë.

Ndaj Vladimir Kolës, është ngritur akuza për ‘Vrasje me paramendim’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve’, ndërsa për 4 të pandehurit e tjerë, Gjelosh Krasniqi, Kened Antoni, si edhe shtetasit me iniciale E.H., dhe Z.K. për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ e ‘Përkrahje të autorit të krimit’.

Krimi i rëndë në kompleksin ‘Kodra e Diellit’ tronditi Tiranën mbrëmjen e 30 Tetorit 2022.

Sipas organit të akuzës, vëllai i Briken Sanajt, është konfliktuar në vitin 2012 me vëllezërit e Vladimir (Valmir) Kola, pasi i kanë ngacmuar të fejuarën.

Nga hetimet ka rezultuar se atentatori ka udhëtuar nga Barcelona në drejtim të Aeroportit të Podgoricës dhe ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme pa u regjistruar në pikën e kontrollit.

Më pas, Vladimir (Valmir) Kola ka blerë një automjet duke përdorur targat e një makine tjetër, që pas vrasjes së Briken Sanajt u gjetur e djegur në fshatin Domje.

Brenda automjet u gjet edhe arma e krimit, ndërsa autori ka kaluar sërish në Mal të Zi në mënyrë të paligjshme.


Shtuar 10.02.2025 13:24