Detaje të reja kanë dalë nga hetimi i rastit të vrasjes dhe më pas hedhjes në pus të Enver Ballës, në Shënavlash të Durrësit.
Ngjarja tronditi opinionin publik, pasi autori i këtij krimi ishte Esmerald Balla, djali i viktimës, i cili pas ekzekutimit të babait trupin e pajetë e ka hedhur në pusin e shtëpisë.
Trupin në pus e kanë mbuluar me goma makinash, me qëllim që të mos dilte trupi në sipërfaqen e ujit të pusit. Këto detaje kanë dalë nga dëshmia e Edison Brahaj, i cili është arrestuar nga policia e Durrësit, si person që ka përkrahur Esmerald Ballës për ta fshehur trupin e pajetë të Enver Ballës.
Në dëshminë që ka dhënë Edison Brahaj, ai ka treguar se fillimisht trupin e të moshuarit e kanë fshehur në disa ferra dhe më pas në mbrëmje vonë, kanë shkuar me furgon së bashku me Esmeraldin, duke e transportuar trupin nga andej dhe hedhur në pusin e shtëpisë.
Sipas këtij dëshmitari, në mënyrë që trupi i Enver Ballës të mos qëndronte në sipërfaqen e ujit të pusit, kanë hedhur nga lart dy goma makina, që trupi të qëndronte nën ujë dhe mos gjendej.
Trupi i pajetë i Enver Ballës, ka qëndruar plot 23 ditë në ujin e pusit, ndërsa djali i tij kishte shkuar në policinë e qytetit, duke e kallëzuar si të humbur.
Ndërsa në lagjen ku banonin, hapi fjalë sikur babai i tij ishte larguar nga shtëpia për shkak të një femre.
Në dëshminë e tij, Edison Brahaj, ka deklaruar se për shkak të ndihmës që i ka dhënë shokut të tij Esmerald Balla, ky i fundit i kishte dorëzuar si shpërblim shumën prej 2 milion lekë të vjetra me qëllim dhe mos tregonte mbi atë çfarë kishte ndodhur.