Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh/ Shtyhet seanca për 4 të miturit, tensione në sallë mes familjarëve

Në Gjykatën e Elbasanit, ishte parashikuar mbajtja e një seance për gjyqin për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici, pas një sherri për rrjetet sociale.

Në sallë u paraqitën 4 të miturit të akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre, por për shkak se nuk u plotësua trupi gjykues seanca u shty për në datë 28 shkurt ora 14:00.

Ronaldo Gjoshi, raporton se sallën e gjyqit kishte tensione mes familjarëve, për shkak edhe të gjendjes së rënduar të familjarëve të viktimës.

15-vjeçari Fatjon Bici, u vra me thikë mesditën e 16 Majit 2023 në lulishten e qytetit të Gramshit, teksa kthehej nga shkolla.

Ai kishte hyrë për të ndarë sherrin mes kushërit të tij me 4 djemve të akuzuar, por mbeti i vrarë nga goditja me thikë në zemër.

Sherri nuk kishte një motiv të qartë, por adoleshentët ishin grindur në një park lojërash e më tej i tregonin forcën njeri-tjetrit ne rrjetet sociale.

Konflikti që zhvillohej prej dy muajsh nuk u parandalua nga mësuesit as prindërit, derisa përfundoi në tragjedi.


Shtuar 15.02.2024 11:19