“Vrasësit profesionistë kanë emigruar”, Karamuço jep detaje: Atentati në Tiranë u bë nga amatorë, kallashnikovi nuk fal

Eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço, duke analizuar ngjarjen kriminale të një nate më parë në Tiranë, ku u vra një grua e pafajshme, u plagosën 5 të tjerë dhe u lëndua një vajzë e mitur, tha se autorët mund të kenë qenë amatorë.

Gjatë emisionit “Top Story”, karamuço theksoi se qitja ëhstë bërë me kallash, dhe ekspertët e dinë fare mirë se deri në 300 metra, kjo armë ka një precizion të saktë, duke theksuar se ky është vetëm një fakt që tregon se autorët nuk kanë qenë profesionistë.

Ndërsa një tjetër detaj sipas Karamuços është se një person që nuk ka eksperiencë me armët do të dilte jashtëkontrllit nëse do të gjuante me breshëri gjatë natës, pasi në moment arma do të lëshinte xixa, dhe do të vriste sytë, kjo do të bënte që arma të lëvizte dhe të mos kishte më një shënjestër.

Po them që vrasja nuk është bërë nga vrasës profesionistë. duhet të kemi parasysh një gjë që kalashnikovi ëhstë një armë që ka një saktësi precize deri në 300 metra. ndërkohë duhet të kemi oarasysh se kur qëllon me breshëri shpejtësia bën që nga arma të dalin xixa, dhe nëse qëllon natën për një njeri që nuk ka eksperiencë nga armët situata do dilte jashtë kontrollit”, tha Karamuço.

Ndërkohë eksperti tregoi edhe një sms që i vinte nga një person që nuk ëhstë në liri, i cili thoshte se sot nuk ka më vrasës profesionistë, ata kanë emirgurar.

/AlbEu.com/


Shtuar 13.03.2023 22:11