Shërbimet e kundërzbulimit ukrainas kanë vënë në pranga një grup që po organizonte një sulm ndaj Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Lajmine ka bërë të ditur faqja ukrainase Onet.
Të lidhura
None found
“Diversantët u arrestuan mbrëmë në Uzhgorod, afër kufirit me Sllovakinë dhe Hungarinë: një ekip prej 25 personash duhej të përgatiste aksione subversive në territorin e Ukrainës dhe objektivi i tyre më i rëndësishëm ishte vrasja e Zelenskit”, shkruajnë mediat ukrainase.
Prej kohësh është përfolur se në Ukrainë po hyjnë grupe që synojnë të vrasin qeveritarët e Kievit. Kjo është përforcuar më shumë pas dështimeve të deri mëtanishme për të pushtuar Ukrainën nga Rusia./albeu.com/
