Vrasësi i Kastratit çudit para gjykatës: Më lini në burg

Autori i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit është përballur sot me Gjykatën e Fierit. Gjatë seancës mësohet  se vetë ai ka thënë: Më lini të rri në burg. Kjo kërkesë sipas tij, është bërë për arsye sigurie teksa ka deklaruar se ditën që ndodhi vrasja ishte në Vlorë me makinën e një shoku.

‘Kam dijeni për krimin, nuk dua të shkoj në burgun e Fierit pasi kam frikë nga hasmëria. Atë dirë kam qënë në Vlorë me makinën e një shokut tim’, mësohet se është shprehur në sallën e gjyqit Albert Zaja.

Ndërkohë ky është dhe vendimi i marrë nga gjykata.

Kujtojmë se Zaja është i pari i dyshuar që është arrestuar nga policia në lidhje atentatin teksa mbeten në kërkim 3 të tjerë: Elmir Tufa, 29 vjeç; Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.

 

Shtuar 24.03.2021 11:03