Blindohet Gjykata e Fierit: Dërgohet në seancë “i forti” i Niklës, Albert Zaja

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë blinduar mëngjesin e sotëm gjykatën e Fierit, ku pas pak çastet pritet që të mbërrijë për t’u njohur me masën e sigurisë Albert Zaja, një prej të dyshuarve për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, e ndodhur në 1 Shkurt në zonën e Sheqit.

Mësohet se forcat e FNSH-së kanë mbërritur me skafandra dhe me antiplumb, dhe kanë marrë nën mbikqyrje ambientet e Gjykatës, për të shmangur çdo incident gjatë mbërritjes së Zajës, i cili u arrestua të dielën në banesën e tij në zonën e Niklës.

Gjyqtarja që do të japë vendimin është Adelina Zarka, ndërsa prokurore Elida Hoxha.

Kujtojmë se Albert Zaja u arrestua  ditën e premte të javës që lamë pas gjatë një operacioni të RENEA-s, ndërsa u përpoq që të fshihte armën në baltë. Ky ishte operacioni i katërt që Policia organizonte për kapjen e tij, ndërkohë që vijojnë të jenë në kërkim 3 persona të tjerë për vrasjen e Kastratit.

Ata janë: Elmir Tufa, 29 vjeç që së bashku me Zajën janë banues Fushë Krujë, Silvio Cara, 39 vjeç, Elson Xheçuka, 27 vjeç, banues në Kamzë e Tiranë. Tufa në një intervistë televizive e ka mohuar përfshirjen në vrasje, megjithëse ka pranuar që me Zajën kanë pasur njohje për shkak se kanë qenë nga i njëjti fshat.

Shtuar 24.03.2021 09:03