Kjo javë ka nisur me vranësira, ndërsa reshje të pakta dëbore priten në zonat malore. Parashikohet që reshjet të jenë kryesisht me intensitet të ulët, përjashtuar orët e pasdites ku do të ketë intensifikim.
Lajda Porja nga Meteoalb bën me dije se duke filluar nga dita e martë do të ketë përmirësim të dukshëm, duke bërë që pjesa më e madhe e territorit do të jetë kryesisht kthjellët dhe vranësira të shpeshta, përjashtuar zonat verilindore që edhe gjatë ditës së martë pritet që të kenë reshje të izoluara dëbore.
Për sa i përket vlerave termike mëngjesi i sotëm ka pasur rritje, duke bërë që temperaturat të jenë jo më shumë se -2 gradë në zonat malore dhe 14 gradë ngjitet termometri gjatë orëve të mesditës.
Dita e martë do të sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave, duke filluar që nga dita e mërkurë dhe deri në fundjavë do të ketë rritje të temperaturave nga dita në ditë. Kjo do të bëjë që në zonat malore temperaturat të jenë jo më shumë se -2 gradë dhe maksimalet të jenë deri në 15 gradë celsius./albeu.com/