Dy vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri të akuzuar për vrasjen me kaçavidë të 34-vjeçarit Indrit Ndoj, janë lënë të lirë nga gjykata e Krujës. i cili u gjet i vdekur më 21 tetor të vitit që shkoi në një kanal në Fushë-Krujë.
Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për zëvendësim të masës ndaj dy vëllezërve Sajmir e Landi Miri, duke u caktuar masën e sigurisë ndalim i daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitje, nga arrest në burg që ishte më parë.
Të lidhura
None found
Dy vëllezërit kanë deklaruar para hetuesve se nuk kishin për qëllim të vrisnin 34-vjeçarin, por situata u ka dalë nga duart, pasi sipas tyre Indrit Ndoj i ka sulmuar fizikisht.
Ndoj u gjet i vdekur 21 tetor të vitit të kaluar në një kanal në Fushë-Krujë, ndërsa autorët kanë deklaruar se në momentin që janë larguar, ai ishte ende gjallë. /albeu.com
