Qeveria shqiptare do t’I duhet të paguajë përfundimisht gjobën prej 110 milion euro ndaj biznesmenit Italian Francesco Beçhetti pasi gjykata e Arbitrazhit konstatoi se Shqipëria e mbylli pa të drejtë televizionin Agon Channel.
Vendimi erdhi pas disa vitesh gjyqe mes Avokaturës së Shtetit dhe avokatëve të biznesmenit në fjalë dhe tashmë do të duhet që taksapaguesit shqiptarë të nxjerrin nga xhepat mesatarisht 40 euro për kokë në mënyrë që qeveria të paguajë borxhin.
110 milion euro janë para me të cilat mund të trefishohej ndihma ekonomike për familjet shqiptare, megjithatë papërgjegjshmëria e qeverisë sonë bëri që tashmë ato të shkojnë në xhepat e biznesmenit Italian.
Por çfarë mendojnë qytetarët për këtë? A do t’i nxirrnin ata nga xhepi 50 euro për një tekë të kryeministrit? Ndiqni materialin e përgatitur nga gazetari i Albeu.com, Altin Tufa. /albeu.com