Ditën e sotme, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, deklaroi nga Kuvendi miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për lehtësimin e procesit të regjistrimit të votuesve të diasporës.
Kryekomisioneri, i është drejtuar Kuvendit me një draft për të mundësuar ndryshimet në Kod.
Propozimi parashikon që dokumentet e aplikimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, mund të ngarkohen në sistemin online të KQZ për çdo anëtar i familjes së personit në emër të të cilit është dokumenti.
Në draftpropozim thuhet:
Në këtë rast personi që ngarkon dokumentin e adresës duhet të ngarkojë së bashku me të edhe një nga dokumentet vijuese:
1.certifikatë familjare të personit që aplikon në PER e cila tregon lidhjen ;
2.certifikatë personale e cila tregon lidhjen me personin në emër të të cilit është dokumenti i adresës;
3.një nga dokumentet shqiptare të identitetit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës;
4.një deklaratë në format zyrtar të lëshuar nga personi në emër të të cilit është dokumenti i adresës”.
Gjithashtu, dokumenti i adresës në emër të një personi mund të ngarkohet në PER edhe nga persona të tjerë të cilët banojnë në të njëjtën adresë me personin në emër të të cilit është ky dokument.
Në këtë rast:
1.personi në emër të të cilit është dokumenti i adresës duhet të lëshojë një deklaratë të vërtetuar nga një autoritet zyrtar sipas të cilës pranohet se edhe personi tjetër banon në të njëjtën adresë me të. Kjo deklaratë ngarkohet në PER nga ky i fundit gjatë procesit të aplikimit për tu regjistruar në këtë platformë.
2.personi që ka interesin për të përdorur dokumentin e adresës i cili është në emër të personit bashkëjetues me të parin, duhet të ngarkoj në PER një nga dokumentet shqiptare të identitetit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës shoqëruar me një deklaratë të thjeshtë me shkrim të këtij të fundit.
3.Pika 2 e Kreut II bëhet pika 4.
4.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
5.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, brenda (5) ditëve nga shpallja e këtij vendimi.
P R O J E K T V E N D I M
PËR
PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 11, DATË 1.11.2024, TË KOMISIONIT RREGULATOR “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË DOKUMENTACIONIT QË KËRKOHET PËR TË VËRTETUAR QËNDRIMIN E ZGJEDHËSIT SHQIPTAR QË VOTON JASHTË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ME QËLLIM REGJISTRIMIN NË LISTËN E ZGJEDHËSVE JASHTË VENDIT”
Në mbështetje të nenit 20, pika 1, shkronja “dh”, nenit 25, pika 5 të Ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator
V E N D O S I:
Në vendimin e Komisionit Rregullator nr. 11, datë 1.11.2024, “Për……”, bëhen këto ndryshime:
1.Pas pikës 1, gërmës “k” të Kreu II, shtohet pika 2 me këtë përmbajtje:
Dokumenti i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mund të ngarkohet në PER nga cdo anëtar i familjes së personit në emër të të cilit është dokumenti. Në këtë rast personi që ngarkon dokumentin e adresës në PER duhet të ngarkoj sëbashku me të edhe një nga dokumentet vijuese:
2.certifikatë familjare të personit që aplikon në PER e cila tregon lidhjen ;
3.certifikatë personale e cila tregon lidhjen me personin në emër të të cilit është dokumenti i adresës;
4.një nga dokumentet shqiptare të identitetit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës;
5.një deklaratë në format zyrtar të lëshuar nga personi në emër të të cilit është dokumenti i adresës.
2.Pas pikës 2 të shtuar, shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
Dokumenti i adresës në emër të një personi mund të ngarkohet në PER edhe nga persona të tjerë të cilët banojnë në të njëjtën adresë me personin në emër të të cilit është ky dokument.
Në këtë rast:
1.personi në emër të të cilit është dokumenti i adresës duhet të lëshoj një deklaratë të vërtetuar nga një autoritet zyrtar sipas të cilës pranohet se edhe personi tjetër banon në të njëjtën adresë me të. Kjo deklaratë ngarkohet në PER nga ky i fundit gjatë procesit të aplikimit për tu regjistruar në këtë platformë.
2.personi që ka interesin për të përdorur dokumentin e adresës i cili është në emër të personit bashkëjetues me të parin, duhet të ngarkoj në PER një nga dokumentet shqiptare të identitetit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës shoqëruar me një deklaratë të thjeshtë me shkrim të këtij të fundit.
1.Pika 2 e Kreut II bëhet pika 4.
2.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
3.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, brenda (5) ditëve nga shpallja e këtij vendimi.