Von der Leyen pas konferencës me Ramën: Synojmë hapim negociatat për grupin e parë

Presidentja e KiE-së, Ursula Von der Leyen, ka reaguar në “X”, pas konferencës së pëbahkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një ditë para Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë.

Në reagimin e saj Von der Leyen shkruan se BE synon hapjen e negociatave të grupit të parë.

Shqipëria ka arritur tashmë kaq shumë. Procesi i shqyrtimit po ecën pa probleme. Falë ekipeve negociuese nga të dyja palët. Tani synojmë të lëvizim me shpejtësi dhe të hapim negociatat për grupin e parë, mbi bazat”, shkruan presidentja e KE-së.


Shtuar 15.10.2023 21:44