Vodhi paratë e pacientit të vdekur nga Covid, dënohet me 5 vjet burg infermierja Ronida Hysa

Gjykata ka dënuar me 5 vjet burg, infermieren Ronida Hysa e cila kishte vjedhur paratë e pacientit  të vdekur nga Covid-19.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i Hysës u ul në 4 vjet e 4 muaj burg.

Kujtojmë se, infermierja e Infektivit u arrestua në janar 2021.  Ajo u kallëzua nga djali i një pacienti që ndërroi jetë nga virusi. Hetimi provoi se e reja kishtë terhequr gati 60 mijë lekë në bankomatë të ndryshëm përmes kartës së pacientit./albeu.com

 


Shtuar 5.10.2021 11:16