Disa persona janë shoqëruar për verifikim në policinë e Fierit pasi dyshohet se janë përfshirë në një skemë vjedhje të naftës bruto në zonën naftëmbajtëse Visokë-Qafë Kash, nën administrimin e Albpetrol.
Dyshimet janë se nafta bruto mund të jetë vjedhur me autobote, të cilët duhet të pomponin ujë në shtresat e nëntokës, proces teknologjik që kryhet në shtresat e nëntokës.
Dyshimet janë se në vend të pompimit të ujit, autobotet kanë marrë naftë bruto.
Lidhur me këto dyshime drejtuesit e autoboteve, bashkë me mjetet përkatëse janë shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Fieri ku do të verifikohet gjithçka dyshohet e do të merren në pyetje personat e përfshirë në këtë proces.