“Vlonjati” derdhi 91 plumba kallashi ndaj makinës së shokëve të Ervis Martinaj , zbulohet roli i dy policëve në atentat

Ngjarja e ndodhur në 17 korrik 2022, konsiderohet si një nga atentat et më të forta të realizuara ndaj grupit të kryesuar nga Ervis Martinaj duke u derdhur 91 plumba kallashi nga njëri prej atentatorëve .

Por ajo që e bën akoma më të rëndë këtë krim, janë dyshimet e arsyeshme se pjesë e këtij krimi, kanë qenë dhe punonjës të policisë.

Kjo pasi një tjetër punonjës i Komisariatit të Laçit dyshohet se ka shërbyer si njeriu kryesor, i cili ka ndihmuar skuadrën e personave që kryen sulmin me armë ndaj Briland Martinaj, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës.

Ervis Martinaj , i zhdukur prej disa muajsh. Ne vere grupit te tij i ben nje atentet duke derdhur 91 plumba kallashi ndaj makines se tyre

“Ora News” ka mësuar se Prokuroria e Krujës, që ka ndjekur hetimet për rastin, ka zbuluar në këtë ngjarje përfshirjen e dy punonjësve të policisë.

I pari është një punonjës i komisariatit e Kurbinit, që ka varësi direkt nga Drejtoria e Policisë Qarkut Lezhë.

Lexo KETU gjithçka mbi Ervis Martinajn

Ndërsa punonjësi i dytë i policisë është Jeton Lami, i arrestuar nga policia për “Shpërdorim detyre” pasi shoqëronte Ervis Martinaj gjatë periudhës kur ai ishte në kërkim.

Lami mesditën e 17 korrikut ka qënë nën shoqërinë e Briland Martinaj, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës. Sapo Lami, i ka lënë në parkimin e Restorant “Brazilit”, 5 minuta më pas tre miqtë e tij janë sulmuar me armë në pritën e organizuar tek mbikalimi i Fushë-Krujës.

Emri i Lamit, në këtë ngjarje doli vetëm 20 ditë pas zhdukjes së Ervis Martinajt në zonën e Shijakut.

Roli i policit

Sipas burimeve, efektivi, (që për arsye të ruajtjes së sekretit hetimor do respektojmë ruajtjen e anonimatit të tij), në këtë ngjarje të rëndë, dyshohet se ka vepruar si transportues i tre personave, nga vendi ku është djegur “Volksvagen Passat”, në drejtim të qytetit të Laçit.

Përmes njohurive të tij në njohjen e zonës, ai ka nxjerrë autorët me shumë shpejtësi nga zona e krimit, duke bërë që ende pas 7 muajsh kjo ngjarje të mos ketë asnjë autor.

Strehimi i grupit që morën pjesë direkt në vrasjen e trefishtë, dyshohet se është bërë pikërisht në banesën e punonjësit të policisë.

Ky i fundit gjatë këtyre muajve është hetuar nga policia dhe prokuroria, por ai ka nuhatur ndjekjen e kolegëve të tij, duke ju shmangur disa herë gjurmimit.

Ajo që e bën të çuditshme këtë fakt, është se ai vijon të jetë ende në detyrë ndërsa dyshimet për implikimin e këtij personi kanë lindur pas analizimit të kamerave të sigurisë, ku duket se ai me makinën e tij ka shkuar drejt rrugës që të çon në vendin ku tre personat dogjën makinën.

Shfaqja e siluetës së makinës së tij, pikërisht shumë pranë zonës ku është djegur makina e autorëve, ka lindur dyshime të forta se efektivi i policisë të Dielën e 17 Korrikut, ka qënë pjesë e skuadrës që kreu vrasjen e tre personave tek mbikalimi i Fushë-Krujës.

Nga ana tjetër, policia dhe prokuroria e Krujës, ka ngritur dyshime të forta se në këtë ngjarje, ka marrë pjesë dhe një person me origjinë nga Vlora, i cili dyshohet të jetë njeriu, që ka qëlluar me automatik plot 91 plumba në drejtim të tre viktimave.

Këto dyshime kanë lindur, pas disa bisedave të përgjuara nga grupi i hetimit, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë vënë në përgjim, si persona të dyshuar.

Burimet sqarojnë se dy personat komunikojnë mes njëri-tjetrin për mbëritjen në zonë të një personi nga Vlora, duke ju referuar shkurtimit si vlonjati.

Hetimet janë përqëndruar duke verifikuar dhjetëra persona, por ende dhe sot nuk ka rezultat në identifikimin e autorëve.

Ervis Martinaj kallashi atentat


Shtuar 3.02.2023 14:14