Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin amerikan Joe Biden gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II në Britani.
Lajmin e bëri të ditur vetë Osmani përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë detaje nga biseda me Presidentin.
Presidentja thekson se Biden ka shprehur mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën.
“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot pas Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.
Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, shkruan Osmani./albeu.com/