Në Iran kanë shpërthyer protestat pas vrasjes së 22-vjeçares Mahsa Amini.
E reja vdiq teksa ishte në paraburgim dhe gjithçka ndodhi si pasojë e dhunës së ushtruar nga autoritetet pasi ajo nuk kishte vendosur mirë shaminë.
Protestat kanë rreth një javë që kanë nisur dhe ditën e djeshme regjimi islamik u përpoq të kundërsulmonte ditën e djeshme.
Pas lutjeve të së premtes, mbështetësit e zemëruar të regjimit dolën në rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera duke brohoritur “Vdekje Amerikës”, duke i quajtur gratë dhe të rinjtë që protestojnë kundër sundimtarëve “ushtarë izraelitë” dhe kërkon që ‘të ekzekutohen ata që fyejnë Kuranin’.
Ndërkohë presidenti i Republikës Islamike, Ibrahim Raisi nga Nju Jorku, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të OKB-së. Duke folur në një konferencë për shtyp, ai tha se kishte urdhëruar një hetim për rrethanat e vdekjes së Amini, tre ditë pasi ajo u arrestua nga policia e moralit me akuzën se nuk mbante shaminë siç duhet.
Por më pas Raishi u dërgoi një mesazh të ashpër protestuesve se “ka liri të shprehjes në Iran, por aktet e kaosit janë të papranueshme”. Në të njëjtën kohë, Garda Revolucionare i bëri thirrje gjyqësorit të ndjekë penalisht ata që “përhapin lajme të rreme dhe thashetheme”.
Kërcënimet e regjimit u përshkallëzuan me njoftimin e djeshëm të udhëheqjes ushtarake, e cila paralajmëroi se do të “merrej me armiqtë e shtetit” për të mbrojtur sigurinë publike.
“Këto akte të dëshpëruara janë pjesë e një strategjie të armiqve tanë për të dobësuar regjimin islamik”, thuhet në deklaratë.
Regjimi islamik po përballet me sfidën e tij më serioze që nga cunami i trazirave të dhunshme të vitit 2019, të shkaktuara nga një rritje e çmimit të benzinës dhe duke lënë të vdekur qindra civilë dhe policë.
Këtë herë, vala e protestave filloi si një kryengritje e grave – disa prej të cilave dogjën publikisht shamitë e tyre dhe prenë flokët– duke kërkuar t’i jepej fund shtypjes së tyre.
Në mbrëmjen e vonë të së enjtes deri të premten, televizioni shtetëror raportoi se 26 persona (protestues dhe policë) kishin vdekur që nga fillimi i trazirave, ndërsa organizatat joqeveritare e vlerësuan numrin në 36.
Në protestat e 24 orëve të fundit, të cilat u përhapën në 13 qytete, 288 njerëzit u arrestuan, sipas mediave shtetërore. Amnesty International pretendoi se forcat e sigurisë thyen brutalisht demonstratat.
Demonstrata në mbështetje të grave dhe popullit të Iranit u mbajtën në disa vende. Në Madrid, katër aktiviste të Femenit topless demonstruan përpara ambasadës iraniane. Demonstrata për vdekjen e Amini u zhvilluan në Kanada, Holandë dhe Greqi. Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu trishtimin e tij për vdekjen e Amini dhe shtypjen e protestave./albeu.com/