Zëvendës ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani tha se gjendja e të lënduarve nga zjarri është e qëndrueshme.
“Gjendja e tyre është stabile, por nuk kemi informata ende të reja, deri tani ishim në terren dhe nuk kemi informacione”.
Hasani tutje tha se mbi 20 pacient kanë qenë duke u trajtuar për COVID-19.
“Mbi 20 pacient me COVID-19 kanë qenë duke u shëruar në bazë të evidencës tonë, por përderisa hetuesia dhe prokurori nuk mund të them asgjë”.