Me debate ka vijuar interpelanca e ministres së turizmit Mirela Kumbaro dhe deputetes së PD-së, Jorida Tabaku.
Tabaku ka shprehur aeroportin e Vlorës është ndërtuar pa lejë në zonën e mbrojtur dhe se është prekur lumi i Vjosës.
Kumbaro nga ana tjetër i ka thënë se PD kur ka qenë në pushtet nuk ka pasur asnjë zhvillim ndaj PS votohet për herë të tretë.
Tabaku: E dashur Mirela asnjë hall s’kam pasur me asnjë kontratë koncensionare. Po pyetjes a jeni gati për të ndërtuar një aferë korruptive nuk iu përgjigje. Vetë e përmende vetë e the që do të ndodhë një ndërtim në zonën e mbrojtur. unë mendoj se hallet duhet t’iu diskutosh me dikë tjetër jo me mua. Pas dështimit të dy tenderave ndërkombëtar, ky proces rezulton me një vendim numër 10, këshilli kombëtar i territorit për miratimit të zonave të mbrojtura. dhe rezulton se është prekur lumi i Vjosës por nuk thatë sesi mund të preket një zonë e mbrojtur duke e thënë që është e mbrojtur. Në rastin konkret dhe leja e zhvillimit është dhënë para kësaj deklarate, nuk ka leje ndërtimi. Shumë halle kjo qeveri. Vë re që qeveria ka pasur qëllim ta shkeli ligjin. Një ministre mjedisi që vjen e krekoset për ndërtimin në një zonë të mbrojtur i cili sipas saj është i vetmi i egër në Evropë.
Kumbaro: Unë di të them që kur keni qene ju në pushtet nuk i keni bërë këto zhvillime. Prandaj votohemi për të tretën herë dhe këtë se vendosni ju. Sa i përket akuzës sikur kemi bërë sa kemi shtuar me lejoni t’iu tregoj në foto të dyfishuar, ashtu si parkun e Llogorasë. Mund tua jap edhe dhuratë këto fotografi, mirë është të bëjmë dhe cik dhurata për të mësuar për gjeografinë. Sa për akuzat për korrupsion keni vend ku i çoni unë atyre nuk i jap përgjigje sepse janë të pabaza.