Vizita tek familja e ish-presidentit Thaçi, Rama merr 2 dhurata

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në familjen e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, mori si dhuratë jo vetëm flamurin kuq e zi, por edhe një plis.

Rama nuk ngurroi të provonte plisin, duke i falënderuar për dhuratën, por nuk i kurseu batutat gjatë momentit kur e vendos plisin në kokë: “Unë e kam kokën sa dyfishi, megjithatë do e mbaj”./albeu.com