Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri ka zhvilluar një vizitë në Ukrainë.
Së bashku me homologët e Rumanisë dhe konfederatës zvicerane, Xhaferri vizitoi qytetin Irpin dhe pistën e Hostomelit që janë të shkatërruar nga veprimet luftarake.
Ai u takua dhe me presidentin Ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe në Facebook ka ndarë pamjet nga takimi.
Kujtojmë se Xhaferi dha e quajti “gjenocid të pastër” atë që po ndodh në Ukrainë.
Kjo vizitë e Xhaferit ishte e para e këtij lloji e përfaqësuesit të lartë nga rajoni dhe vizitë e parë e të gjitha niveleve të pushtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.