Kryeministri Edi Rama pret paraditen e sotme në një vizitë zyrtare, kryeministren e Finlandës Sanna Marin.
Marin do të ketë një bisedë me Ramën në ambientet e kryeministrisë.
Pas Himnit, të dy kryeministrat kanë ecur në tapetin e kuq, ku që të dy janë përshëndetur dhe delegacionet, për t’iu drejtuar më pas zyrës së kryeministrit Rama.
Kryeministrja e Finlandës vjen në Shqipëri, në një kohë kur Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e NATO-s./albeu.com