Viti i ri arsimor, Partia e Lirisë në Kamëz: 900 nxënës kërkojnë një shkollë të re

Deputetja Erisa Xhixho dhe Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari kanë qenë në shkollën “Ibrahim Basha” në Kamëz, ku dyert për nxënësit nuk janë të hapura.

Xhixho kërkoi një përgjigje se cili është projekti për këtë shkollë, dhe kur do të përfundojnë ndërtimet, pasi godina është prishur që në mars.

Deputetja tha se është e patolerueshme që qytetarët të mos dëgjohen, ndërsa reagoi edhe për librat e përdorur falas.

“Janë 900 nxënës që meritojnë të kenë një shkollë të re sa më parë ndaj kërkojmë që të dimë cili është projekti i kësaj shkolle, kur përfundojnë ndërtimet e kësaj shkolle. Dhe këta banorë kanë një kosto shtesë në familjet e tyre, a kanë menduar bashkia dhe ministria që ksotoja e furgonit të tyre shkon në 20 mijë lekë e më shumë.

Mendoj se këta qytetarë që nuk janë dëgjuar, kur qytetarët dhe nxënësit do të kenë shkollën e tyre përsëri për ta aksesuar dhe për të qenë pranë banesave të tyre. Është e patoluerueshme që qytetarët të mos dëgjohen, ndërkohë që Rilindja bën këshillime kombëtare e kur qytetarët trokasin në dyert e tyre, veshët janë të shurdhër. Kjo është propaganda e tyre.

Ndërkohë, këta nxënës përballen e me propagandën për libra falas. Lekë paska për libra falas, por kryeministri thotë se do edukojë nxënësit, ndërkohë që ata kanë ushtrime për të bërë në ato libra, me laps dhe me stilolaps.

Meqë paskemi të ardhura në buxhet, u bëj një thirrje dhe një kërkesë gjithë prindërve: prindërit, nxënësit duan libra të rinj çdo vit, apo duhet të vazhdojnë me libra të përdorur që s’i shërbejnë askujt?”, tha Xhixho.


Shtuar 12.09.2022 09:09