Në vendin tonë po qarkullon një virozë e re që ka ngjallur panik tek qytetarët. Simptoma dalluese është temperatura e lartë mbi 39 gradë, dhe shpesh ngatërrohet edhe me Covid.
Mjekja e familjes në Qendrën Shëndetësore 6 në Tiranë, thotë se kjo virozë është më e përhapur se sa rastet me Covid.
“Po qarkullon një virozë me një temperaturë të lartë deri në 40 gradë celsius, por nuk është Covid. Shoqërohet me djersitje, por në fund të katër ditëve ndodh të kalojë dhe në format e bronkitit viral. Ndodh të kenë lodhje dhe gjendje depulese nga temperatura”, tha mjekja.
Krahasuar me muajin nëntor, numri i vizitave është dyfishuar, duke shkaktuar kështu fluks nëpër qendrat shëndetësore. Muaji dhjetor ka sjellë interes të shtuar për sa i përket vaksinimit kundër Covid, sidomos tek moshat e reja./albeu.com