Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Bledar Muça, 34-vjeç, atentat I ndodhur mbrëmjen e kaluar.
Burimet bëjnë me dije se autorët të cilët besohen se janë 3, kanë qëlluar me të paktën 21 plumba ku vetëm 3 prej tyre kanë prekur biznesmenin.
Nga të shtënat u plagosën edhe 5 persona të tjerë, mes tyre dhe kunati i viktimës. Ndërkohë raportohet se viktima nuk ruhej ndonjë ngjarje të mundshme.
Si u qëllua me breshëri Muça?
Burimet bëjnë me dije se atentati duket të jetë I mirëmenduar pasi biznesmeni në të njëjtën kohë pinte kafe çdo natë me kunatin në të njëjtën tavolinë.
Kjo tavolinë ishte e pozicionuar në buzë të rrugës kryesore pranë lokalit të tij “Bar Pedonale” në Lushnje.
Pak minuta pas ngjarjes një makinë tip Golf 5 u gjet e djegur në fshatin Thanasaj, ku brenda saj u gjetën edhe dy kallashnikovë të cilat janë përdorur për atentatin. /albeu.com/