Sot rreth orës 08:00 në Batllavë të Podujevës është qëlluar për vdekje me armë zjarri një person i gjinisë mashkullore. Viktima ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin kur u vra.
“Viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.
Siç bëjnë me dije burime të besueshme brenda Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore të Prishtinës, vrasja dyshohet se ka ndodhur për probleme pronësore. Ndërsa i dyshuari dhe viktima janë kushërinjë mes tyre./GazetaExpress