Mbrëmjen e djeshme një tërmet i fuqishëm është regjistruar në Bosnjë-Hercekovinë.
Tërmeti ishte me një forcë prej 5.8 ballë të shkallës rihter.
Por prej mbrëmjes së djeshme qytetarët në Bosnjë nuk po gjejnë qetësi nga lëkundjet e herëpashershme të tërmetit që pasuan goditjen fillestare.
Ndërkohë gjatë gjithë kësaj periudhe nga Instituti Hidrometeorologjik Republikan janë regjistruar edhe 30 lëkundje të tjera pasuese ku më i fuqishme ka qenë në orën 4:20 të mëngjesit të së shtunës, me një forcë prej 4.4 ballë i shkallës rihter.
Epiqendra e të gjithë tërmeteve ishin afër Stolacit.
Ndërkohë deri më tani nga tërmeti ka humbur jetën një 28 vjeçare dhe janë lënduar disa të tjerë.
Ky termet i rënë në Bosnjë është ndjerë në disa vende të Rajonit si në Shqipëri, Malin e ZI, Maqedoni madje edhe në Trieste të Italisë./albeu.com/