Vijon i nxehti në vend, sa do të shënojë sot termometri

Edhe dita e sotme do të jetë e nxehtë për shkak të masave ajrore nga Afrika, por ndryshe nga dje, do të ketë një rënie të lehtë temperaturash. Sipas MeteoAlb, pasditja dhe mbrëmja vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike, përjashtuar Veriun dhe zonat përgjatë kufirit lindor, të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta.

Temperaturat e ajrit nuk pësojnë ndryshime në vlerat minimale por ulen lehtë në vlerat maksimale duke u lunatuar nga 19°C deri në 41°C./albeu.com


Shtuar 30.07.2021 08:00