Vijojnë replikat për aeroportin, Rama-Metës: Nxitës i kësaj goditjeje të çmendur

Vijojnë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta lidhur me bllokimin e aktivitetit të aeroportit ” Nënë Tereza”.

Përmes një statusi në Twitter, Rama thotë se Ilir Meta është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse.

“Humoret vulgare të Ilir Metës ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, thjesht rikonfirmojnë se Ilir Meta është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin jo!”, shkruan Rama.

Më herët, Presidenti Ilir Meta tha se prononcimin e tij për situatën e krijuar pas ndërprerjes së punës në Rinas do e japë nga Vlora.


Shtuar 7.04.2021 15:37