5 gola dhe spektakël, kjo ishte “meny”-a e ndeshjes Zvicër – Bosnje dhe Hercegovinë, e fituar 4 – 1 nga helvetët. Pjesa e parë nuk prodhoi praktikisht asgjë, ndërsa fraksioni i dytë i kishte të gjitha “ngjyrat”.
Në minutën e 74-të erdhi goli i parë, Manzambi, 1 – 0 për Zvicrën. Pak momente më vonë, Muharemovic doli me të kuq te boshnjakët.
Të lidhura
None found
Vargas dhe Manzambi i dërguan shifrat 3 – 0 në favor të Zvicrës. “Goli i nderit” te ballkanasit mbajti “firmën” e Mahmic (90+3’).
Në frymën e fundit të shtesës, 90+7, Xhaka rezultoi i saktë nga penallti, 4 – 1. Festimi i mesfushorit shqiptar ishte i “koduar”, ndërsa vjen si “sinjal” për kritikat gjatë ditëve të fundit.
