VIDEO/ Spektakël në Riyadh, Messi “triumfon” sërish kundra Ronaldos

Ka përfunduar miqësorja e “luksit” mes më të mirëve të Arabisë dhe PSG-së, me francezët të cilët edhe me 10 lojtarë arritën të triumfon me rezultatin 4 me 5, në Riyadh, duke shtuar kështu një arkivën e Leo Messit, një tjetër fitore ndaj rivalit të tij historik, Cristiano Ronaldos.

Që në fillim, Leo Messi vendosi emrin e tij në listën e golashënuesve, ku në minutën e 3’-të zhbllokoi sfidën duke kaluar të tijët në avantazh. Përgjigjja do të vinte vetëm në minutën e 34’-të, ku Ronaldo shënoi golin e parë për të tijët, pas akordimit të një penalltie. Një gol në minutën e 43’-të nga Marquinhos dhe një gol sërish nga Ronaldo në minutën e 46’-të, do të mjaftonin për të mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2 me 2.

Pjesa e dytë, pasqyrë e së parës. Goli i Ramosit në minutën e 53’-të dhe penalltia e përkthyer në gol nga Mbappe në minutën e 60’-të, “shfuqizuan” golin e minutës së 56’-të, të koreanit Hyun-Soo Jang, duke e çuar rezultatin në 3 me 4, për “parizienët”. Vulën sfidës do t’ja vendoste Ekitike dhe Talisca, të cilët shënuan nga 1 gol për secilin ekip, respektivisht në minutat 78’-të dhe 94’-ët, duke e çuar sfidën në rezultatin 4 me 5, duke i dhuruar kështu një tjetër fitore Messit, në një përballje e cila mund të rezultojë si e fundit mes 2 legjendave. /albeu.com

SHIKONI GOLAT