VIDEO/ Socialistët qajnë për humbjen e Kralit në Kavajë: Turp për ata që nuk e votuan

Gara për bashkinë e Kavajës ishte e fortë. Në fillim rezultatet treguan se fitues do të ishte kandidati socialist Redjan Krali, por më vonë rezultati u përmbys, duke çuar në avantazh kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja, i cili fitoi bashkinë e Kavajës me 51.89% të votave.

Redjan Krali mori 48.11% të votave.

Sakaq simpatizantët socialistë nuk e kanë pritur mirë humbjen e Kralit. Të mërzitur nga humbja, ata kanë pritur mes lotësh kandidatin socialist në Kavajë.

 

Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

 

Η δημοσίευση κοινοποιήθηκε από το χρήστη Albeu.com (@albeucom)

“Ishte i drejtë, e kishte zemrën e madhe. Ka ndihmuar të gjithë. Por Zoti ka për t’i gjykuar. Turp pë rata që nuk votuan Kralin. Je familjar i rregullt, i ke të gjithë të mirat. Është njeri me zemër të madhe”, tha mes lotëshnjë simpatizante socialsite./albeu.com/