VIDEO/ Rama takon në New York ministrin e Jashtëm britanik, e shoqëron Igli Hasani

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly.

Ai ndodhet në New York në kuadër të një takimi para nisjes së Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Vetë kreu i qeverisë ka ndarë foto në Facebook nga takimi me Cleverly.

Ndërkohë siç shihet nga fotot, Rama shoqërohet nga ministri i ri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.


Shtuar 19.09.2023 10:08