Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly.
Ai ndodhet në New York në kuadër të një takimi para nisjes së Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Vetë kreu i qeverisë ka ndarë foto në Facebook nga takimi me Cleverly.
Ndërkohë siç shihet nga fotot, Rama shoqërohet nga ministri i ri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.