Liderët e rajonit dhe udhëheqësit e BE-së janë pritur me performancë muzikore përpara Piramidës, në fund të pjesës së parë të Samitit të Procesit të Berlinit.
Grupe të minoriteteve në Shqipëri, me veshje popullore, kanë kërcyer përpara pjesëmarrësve në takimin e Samimit, ku të pranishëm janë kryeministrat e gjashtë vendeve të rajonit, si dhe përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian.
Në oborrin përpara Piramidës u dha një shfaqje me këngë e valle nga të gjitha vendet e Ballkanit.
Në fund performanca u duartrokit nga liderët të cilët dukeshin të kënaqur nga kjo performancë./Albeu.com