Nëntëmbëdhjetë anëtarë të bandës dhe dhjetë personel ushtarak u vranë në përleshjet pas kapjes së shefit të kartelit meksikan të drogës Ovid Guzman.
Ai u arrestua në shtetin verior të Sinaloa, tha të premten ministri i Mbrojtjes, Luis Crescencio Santoval. Forcat meksikane të sigurisë arrestuan të enjten Guzman, djalin e baronit të burgosur Joaquin “El Chapo” Guzman.
Anëtarët e kartelit Sinaloa dhe bashkëpunëtorët e tyre nisën një sulm ndaj forcave të sigurisë, duke i vënë flakën automjeteve dhe duke bllokuar rrugët në të gjithë shtetin bregdetar të Paqësorit.
Dhuna është përqendruar në dhe rreth Culiacan, kryeqyteti i Sinaloa, shtëpia e kartelit të fuqishëm të drogës që “El Chapo”.
21 persona të tjerë u arrestuan gjatë operacioneve të së enjtes, tha Sandoval në një konferencë shtypi. Ai tha gjithashtu se nuk kishte raporte për vdekje civile.
Lexo edhe: Arrestohet djali i bosit të drogës “El Chapo”, shpërthen dhuna në Meksikë
Ovidio Guzmán, 32 vjeç, u arrestua në orët e para të së enjtes, duke shkaktuar një shkëmbim zjarri midis forcave të sigurisë dhe anëtarëve të bandës Sinaloa, tha Santoval.
Guzman u mor më pas me helikopter nga shtëpia dhe po mbahet në një burg federal të sigurisë maksimale.
Ndërkohë, forca të shumta sigurie do të qëndrojnë në Sinaloa për të mbrojtur publikun, me 1000 trupa shtesë që do të udhëtojnë sot në rajon, tha Sandoval.
Presidenti Andrés Manuel López Obrador tha se asnjë forcë amerikane nuk ndihmoi në kapjen e Ovidos.
Aeroporti i Culiacan mbeti i mbyllur të premten, thanë autoritetet.
Një përpjekje e dështuar për të arrestuar Ovidin në vitin 2019 përfundoi me poshtërimin e qeverisë së López Obrador, pasi ai operacion provokoi gjithashtu reagime të dhunshme nga anëtarët e kartelit. Më pas Ovidi u lirua shpejt për të shmangur rrezikun e hakmarrjes./Albeu.com/