VIDEO/ Plagosje me thikë në qendër të Korçës, autori në arrati. Pamjet nga vendi i ngjarjes

Janë publikuar pamjet nga plagosja këtë mbrëmje në Korçë.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga për Balkanweb, plagosja ka ndodhur pranë një lokali. I plagosur ka mbetur shtetasi Ergyst Shtylla.

Sipas informacioneve, mësohet se të plagosurin e kanë çuar në spital me mjet privat, ndërsa raportohet se nuk ka gjurmë pranë vendit të ngjarjes.
Policia po sekuestron kamerat e sigurisë që ndodhen në lokalet pranë vendit ku ka ndodhur plagosja.

 


Shtuar 4.02.2025 21:31