VIDEO/ Pak para ndeshjes ndaj Serbisë, tifozët “ndezin” atmosferën në kryeqytet

Pas disa minutash në Leskovac do të luhet Serbi-Shqipëri, ndeshje që do shkojë për llogari të kualifikueseve të botërorit.

Tifozët e kombëtares, në pamundësi për të ndjekur sfidën nga afër, janë mbledhur në kryeqytet, teksa kanë krijuar një atmosferë elektrizuese

Nuk mungojnë këngët, vallet, ndërsa flamujt mbizotërojnë kudo. Serbi-Shqipëri është vendimtare për fatet e kualifikimit në botëror.


Shtuar 11.10.2025 20:35