Mediat braziliane kanë publikuar detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit Ilir Zeka në São Paulo dy vite me parë në një restorant.
Në një video të publikuar duket momenti kur shqiptari futet për të konsumuar mëngjesin, ndërsa disa sekonda më pas vjen autori. I veshur me rozë, po ashtu edhe kokoren, të cilën ai e heq vetëm në një moment, autori afrohet pranë vendit ku ishte ulur shqiptari dhe e qëllon nga jashtë xhamit. 47-vjeçari shqiptar rrëzohet nga karrigia dhe tenton që të fshihet. Më pas autori largohet me shpejtësi me motor duke humbur gjurmët.
Mediat braziliane shkruajnë se edhe pse kanë kaluar dy vite, ende nuk ka asnjë autor të arrestuar për këtë ngjarje të rëndë. Prova më e fortë që policia ka deri tani është motori i përdorur në krim, i braktisur nga vetë vrasësi.
Në investigimin e publikuar nga mediat në Brazili, thuhet se Zelka ka qenë nën shoqërinë e një gruaja e cila e ndihmonte me përkthimin në këtë shtet.
“Nga hetimet Ilir Zelka nuk kishte mbërritur në Brazil për turizëm seksual por erdhi me një propozim konkret për të ndihmuar një shqiptar të dalë nga burgu” thuhet në investigim.
Mësohet se shqiptari i arrestuar quhej Dritan dhe ishte kapur në Rio de Zhanero në 2017 për trafik ndërkombëtar droge. Ai ishte martuar me një shtetase braziliane të quajtur Aline. Kjo e fundit thuhet se është takuar me Ilir Zelkan, i cili ishte prezantuar si daja i Dritanit. Ai kishte thënë se me një shumë prej 15 mijë eurosh do të pajtonte një avokat që të ndiqte çështjen e burgosjes së Dritanit.
Aline komunikonte me mesazhe me Dritanin në burg. Kur Ilir Zelka u vra ajo i shfaqi shqetësimin e saj Dritanit. Gjithashtu ajo është kapur duke folur me shqiptarin. Komunikimet mes Dritanit në burg dhe Ilir Zelkës bëheshin nëpërmjet aplikacionit “SKY ECC”, një aplikacion i përdorur gjerësisht nga bota e krimit. Në dy telefonat e Zelkës u gjetën biseda të shumta por edhe pako me kokainë në një port.
Gjithashtu u identifikuan dhe mesazhe me një person me emrin Gordo, që janë dërguar në gjuhën shqipe mëngjesin kur ndodhi vrasja.
Familjarët nuk besojnë se vrasja ka lidhje me trafikun e drogës. “Nëse do të ishte kështu njerëzit do flisnin. Jemi një vend i vogël” thotë një person në telefon gazetarit brazilian, që duket se është i biri i Ilir Zelkës./abcnews.al
INVESTIGIMI: