Presidenti i PL-së, Ilir Meta përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale ka denoncuar se po digjet pylli i rëndësishëm dhe kurativ i Prevallës.
Meta shprehet se kjo është një situatë tërësisht e pajustifikueshme.
Postimi i Metës:
Nuk ka fjalë për pyllin më të rëndësishëm dhe kurativ të Prevallës që po digjet.
Është një situatë tërësisht e pajustifikueshme.
Nuk po digjet bari, po digjen pishat, po digjet pylli.
Gjithë Prevalla është ndotur dhe i gjithë komuniteti është shumë i shqetësuar.