VIDEO/ Mesazhi i koduar i Shkëlqim Canit pas daljes nga SPAK

Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani ka dhënë një mesazh të fortë pas daljes nga SPAK teksa ishte thirrur si dëshmitar për ccështjen e sterilizimit, e cila ccoi sot pas hekurave biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj.

I pyetur nëse kishte patur kontakt me Ilir Rrapajn, pronarin e 40% të aksioneve në kompaninë e koncensionit të sterilizimit, Cani tha: Po cc’më duhej mua të kisha kontakt me të? Mos do më jepte edhe mua ndonjë kapar..?

Ndër të tjera, Cani tha:

Unë jam njeriu që duhet të ruaj sekretin hetimor, s’mund të jap detaje, po ju them ju falenderoj për interesimin që behet në kuadër të transparencës, meqë jemi në gusht vapë është, SPAK duhet falënderuar bashkë me juve, të themi që SPAK ka nxjerrë gjethet të na bëjë hije që nesër të jemi… Unë kam qenë gjithnjë i hapur për çdo çështje, punët e mia janë ndërtuar mbi bazën e letrave, jo fjalë, unë kam zbatuar ligjin dhe aktet nënligjore.

Çne të më njihte mua Ilir Rrapaj, nga ta gjej lidhjen, nuk ka asnjë lidhje. Kur ka nisur koncesioni unë jam larguar nga detyra. Unë jam i detyruar të zbatoj ligjin, se çfarë ndodh më pas është një histori më vete dhe nuk jam unë më ministri që i di këto gjëra, çfarë më kërkuat ua dhashë përgjigjet.


Shtuar 17.08.2023 15:40