Një video e shkurtër, por shumë e komentuar, ka pushtuar rrjetin pas mbërritjes së Presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte, në Vietnam. Në pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi, shihet një skenë e pazakontë: sapo dera e avionit hapet, Brigitte afrohet drejt Macron-it dhe për një moment, lëvizja e duarve të saj ngjall dyshime për një shuplakë të papritur në fytyrën e presidentit.
Ky fragment ka mjaftuar për të ndezur komentet në rrjete sociale, ku përdoruesit spekulojnë nëse bëhej fjalë për një përkëdhelje me tone të forta, një shaka në çift apo një shfryrje të vërtetë emocionale.
Nga ana tjetër, burime nga Pallati Elize e kanë minimizuar situatën, duke e quajtur një “moment tensioni të përkohshëm”, i zakonshëm sipas tyre, kur udhëtimet zyrtare janë në prag.
Pavarësisht gjithçkaje, çifti presidencial u pa më pas duke zbritur shkallët bashkë, megjithëse Brigitte mbante dorën pas kangjellave, ndryshe nga skenat tradicionale të përqafimeve publike.
French President Emmanuel Macron was slapped by his wife during a family dispute that was caught on camera.
The incident occurred shortly after the French presidential plane landed in Vietnam.
What exactly enraged his wife remains unclear. pic.twitter.com/O8bnm4wVMC
— NEXTA (@nexta_tv) May 26, 2025