Një grup turistësh ranë në një kanal në Venecia kur gondola me të cilën po shëtisnin u përmbys pasi ata injoruan udhëzimet e gondolierit për të ndaluar së bëri selfie dhe për tu ulur vendet e tyre.
Sipas Guardian, gondolieri, i cili kishte tentuar një manovër të vështirë teksa drejtonte varkën nën një urë pranë zonës së Sheshit të Shën Markut, gjithashtu përfundoi në ujë.
Grupi nga Kina ishte ngritur në këmbë dhe po bënte selfie në sfondin e monumenteve të famshme të qytetit kur ndodhi incidenti, i cili u kap në video dhe u shpërnda gjerësisht në internet.
Manovrimi i gondolierit nën urë kërkonte ekuilibrin maksimal të peshës në varkë, por pasagjerët thuhet se injoruan urdhrat e tij për t’u ulur dhe në vend të kësaj vazhduan të ngriheshin në këmbë dhe të bënin fotografi, duke shkaktuar përmbysjen e varkës.